Falsifikuan materialet në zgjedhjet e 25 prillit, në pranga 6 numërues votash

Shqipëria

Falsifikuan materialet në zgjedhjet e 25 prillit, në pranga 6 numërues votash

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga gjashtë persona që në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, në Elbasan, anë pasur rolin e numëruesve të votave.

Më shumë se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve, hetimet kanë zbuluar se këta shtetas, “gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore”, tha Policia.

Njoftimi i plotë

Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

•E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;

•Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;

•D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;

•E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;

•M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;

•O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat