Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Njihuni me surprizat e motit më parë

Shqipëria

Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Njihuni me surprizat e motit më parë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të nxehta.

Moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë e pasdite zhvillim të vranësirave.

Përgjatë relieveve malore kryesisht në lindje dhe juglindje, reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Sipas SHMU era parashikohet nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Image
Moti
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat