Çfarë i ka ndodhur? Manjani del me mesazhin e revoltuar që në mëngjes

Shqipëria

Çfarë i ka ndodhur? Manjani del me mesazhin e revoltuar që në mëngjes

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:30
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë mëngjes e sotëm me një status të revoltuar në rrjetet sociale. Manjani rrëfen se ka kaluar një natë jo të këndshme si pasojë e zhurmave.

Postimi i plotë:

Mirë orarin zyrar të ahengut e zhurmave që se zbatojnë, po as orarin e dakordësuar nga të gjithë, orën 24???!

Mirë këto orare, po as orarin e kulmit të lezetit të gjumit, orën 4??, nuk e njohin!?

Bash në këtë orë qeshin me kikza të shëmtuara të fytit. I japin makinave me marmita të adaptuara, gjithë zhurmë  që ska vetratë ta izolojë!!! Bërtasin! Ulërasin. Së bashku me fëmijë!!!!!!

Po ku shkon o shejtan, ku?! Ç'punë ke në orën 4?? t'sabahut që i jep makinës së zhurmshme gaz?!

Vallai hashashi nuk ka qenë kështu. Disi merreshim vesh për orarin me të.

Kjo coca qenka hata... Pa orar....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat