I nxehti ekstrem ‘mbërthen’ Shqipërinë, sinoptikania: Temperatura mbi 40 gradë, java nis përvëluese!

Shqipëria

I nxehti ekstrem ‘mbërthen’ Shqipërinë, sinoptikania: Temperatura mbi 40 gradë, java nis përvëluese!

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Sinoptikania Lajda Porja tha në një lidhje me “Skype” për News24 se kjo fundjavë parashikohet të jetë shumë e nxehtë.

Sipas sinoptikanes, kjo është vala më e gjatë e të nxehtit, e cila pritet të vijojë edhe javën që vjen, deri ditën e enjte. Ndërkohë, nga e premtja pritet të ketë ulje temperaturash, por edhe reshje shiu apo rrebeshe, kryesisht në zonat malore.

“Kjo javë konsiderohet si valë e të nxehti relativisht të gjatë. Vala ka vijuar shumë e gjatë dhe do ta kemi prezentë deri nga dita e premte. Parashikohet që fundjava të shënojë temperatura shumë të larta, deri në 40 gradë, që nga Shkodra, Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati. Nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë vlere mbi 40 gradë. Edhe mëngjeset kanë qenë me temperatura shumë të larta, ku më të larta janë në zonat jugore e kryesisht në bregdet. Parashikohet që deri ditën e enjte do të vazhdojë i nxehti.

E hëna dhe e marta do të sjellin një shtim të lagështirës, duke bërë që i nxehti këto dy ditë të nxihet shumë, megjithëse do të ketë edhe vranësira. Do të presim deri nga data 6-7 korrik, dhe do të kemi një rënie temperaturash. Reshjet do të jenë kryesisht pas të enjtes, do jenë në sasi të pakta, ku nuk përjashtohen dhe rrebeshet. Kjo valë e të nxehti parashikohet si më e gjata në kohë, megjithatë është e ngjashme me valën e vitit të kaluar në gusht, ku patëm një valë 18-19 ditë, por jo me vlera ekstreme. E tillë do të jetë edhe kjo, valë e gjatë, ku edhe në Korçë, që është zona më e freskët, temperaturat shënjojnë 35 gradë celsius”, u shpreh sinoptikania Porja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat