Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës: Shqipëria nuk e lejon votën tuaj

Shqipëria

Berisha bashkëbisedim me shqiptarët e diasporës: Shqipëria nuk e lejon votën tuaj

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:40
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me diasporën. Gjatë fjalës së tij ai komentoi protestën e 7 korrikut, duke thënë se do të jetë përgjigje ndaj situatës kritike ku ndodhet vendi.

“Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj.

Pasi, në bindjen time më të thellë, kontributi juaj, angazhimi i emigracionit dhe diasporës, për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate realisht kritike në të cilën ndodhet vendi është i domosdoshëm. Por, jo më pak e domosdoshme është njohja e rolit tuaj në zhvillimet e këtij vendi. De facto, emigracioni dhe diaspora të përjashtuarit e mëdhenj.

Shqipëria nuk ka lejuar votën tuaj, nuk ka vendosur atë bashkëpunim të domosdoshëm për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve. Dua të sjell në vëmendjen tuaj disa nga zhvillimet më dramatike të cilat e bëjnë kritike gjendjen në Shqipëri…”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat