E rëndë/ Nëna hidhet me foshnjën e porsalindur në krah nga kati i dytë i maternitetit

Shqipëria

E rëndë/ Nëna hidhet me foshnjën e porsalindur në krah nga kati i dytë i maternitetit

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 22:39
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune.

Korrespondentja e Panorama.al, bën me dije se një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në qytetin e Sarandës.

Gruaja është identifikuar si Mandolina Jashari, 35 vjeç nga Durrësi.

Ajo është transportuar, së bashku me foshnjën në urgjencën e spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se është në gjende të mirë shëndetësore.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat