Zdrukthtari 73-vjeçar vret në shtratin e martesës bashkëshorten, trupin e mbajti 3 ditë dhe u soll normalisht

Shqipëria

Zdrukthtari 73-vjeçar vret në shtratin e martesës bashkëshorten, trupin e mbajti 3 ditë dhe u soll normalisht

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Një mësuese në pension, Domenica Caligiuri, 71 vjeç, u godit me thikë për vdekje në shtëpinë e saj në Mandatoriccio, Cosentino. Burri i saj, Luigi Carlino, një ish-zdrukthëtar 73-vjeçar, e vrau të enjten e kaluar me disa goditje në bark, ndërsa e pranoi krimin pas disa orësh marrje në pyetje në kazermë.

Fakti më shqetësues që po del nga hetimet për vrasjen e Domenica, trupi i së cilës u gjet në shtratin e martesës, e goditur me thikë, është se ajo është vrarë prej të enjtes së kaluar.

Kjo do të thotë që Carlino nuk e la ngjarjen që të dilte jashtë banesës për tre ditë, pa paralajmëruar askënd, duke vazhduar të pretendonte asgjë dhe duke u sjellë siç normalisht bënte.

Ndërkohë mediat raportojnë se marrëdhënia në çift është karakterizuar përherë nga konflikte gjyqësore dhe tension i vazhdueshëm për arsye që karabinierët tani po përpiqen t’i mësojnë.

Megjithatë, karabinierët, të paktën sipas asaj që doli nga hetimet e para, nuk kanë raportime për keqtrajtime apo lëndime nga gruaja ndaj bashkëshortit të saj.

Çifti jetonte vetëm pasi tre fëmijët e tyre, dy djem dhe një vajzë, ishin zhvendosur në qytete të tjera. Ajo që po merr formë, megjithatë, është personaliteti mjaft kompleks i Carlinos, i cili ishte denoncuar edhe në të kaluarën për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Se cilat ishin realisht arsyet e mosmarrëveshjeve dhe tensioneve në marrëdhëniet mes ish-zdrukthtarit dhe bashkëshortes së tij, tashmë do të hetohen nga karabinierët. Disa fqinjë të çiftit flasin për zënka të shpeshta dhe tolerancë të tepruar nga ana e Domenikas ndaj sjelljeve të paspecifikuara nga ana e bashkëshortit të saj, të cilat do të ishin karakterizuar nga dhuna dhe paragjykimet.

Ndër të tjera do të jetë i nevojshëm konstatimi i dinamikës së vrasjes së ish-mësueses. Kjo do të thotë, nëse gruaja është goditur me thikë nga burri i saj teksa ajo ishte në shtrat ose nëse ishte burri që e shtriu trupin e saj në të njëjtin shtrat pas kryerjes së vrasjes.

Në këtë kuptim, ajo që do të dalë nga autopsia e urdhëruar nga prokurori i Castrovillarit, sigurisht që do të jetë e çmuar. Ndërkohë, në Mondatoriccio, ku të gjithë e njihnin çiftin, atmosfera është zhgënjyese dhe ka tronditje për atë që ka ndodhur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat