Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut

Shqipëria

Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:05
Ilir Demaliaj

Analisti Ilir Demaliaj ka deklaruar se protesta e 7 korrikut bëhet për të treguar Berisha forcën me naivët ose me mercenarët e vet.

Sipas Demaliajt po të kishte opozitë të vërtetë sot në Shqipëri nuk do të ishte Rama në këto kushte që është fare i qetë. Madje ai thotë se Rama ka dhe mbështetje e ndërkombëtarëve pasi “nëse do të bëjmë një rrotacion siç thotë Niçja për të nxjerrë njërën këmbë në një kohë që zhytesh me dy këmbët siç kemi bërë këto 30 vjet atëherë, thonë (ndërkombëtarët) lërë”.

Ilir Demaliaj: Po të kishte opozitë të vërtetë sot në Shqipëri nuk do të ishte Rama në këto kushte që është fare i qetë dhe I ka lënë Spiropalin. Merret Spiropali me to. Ose Ballën, këto të dy, nuk merret fare me to. Është fare I qetë sepse Rama jeton në një situatë shumë të favorshme për të por jo të favorshme për shqiptarët. Ai në aspektin ndërkombëtar mbështetet se ndërkombëtarët e shohin gjendjen e opozitës në Shqipëri. Nëse do të bëjmë një rrotacion siç thotë Niçja për të nxjerrë njërën këmbë në një kohë që zhytesh me dy këmbët siç kemi bërë këto 30 vjet atëherë thotë lërë. Dhe kjo është gjendja. Nuk mund të vijë si një alternativë me këtë njeri që është sot. Me një njeri që është I damkosur nga SHBA si Sali Berisha. Të sjellim prap Berishën, a e kupton sa gjendje e mjerë është kjo për një popull. Kjo ndodh sepse ne nuk kemi media të lirë, nuk ka shoqeri civile, nuk ka ndërgjegje kombëtare dhe nuk ka dinjitet.

“Protesta e 7 korrikut është “u mbars mali dhe polli një mi”. kjo bëhet për të treguar Berisha forcën me naivët ose me mercenarët e vet”, u shpreh Demaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat