Përplasje dramatike! Motori fluturon në ajër, shqiptari ndërron jetë direkt në vend

Shqipëria

Përplasje dramatike! Motori fluturon në ajër, shqiptari ndërron jetë direkt në vend

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Një aksident dramatik ka ndodhur këtë mbrëje në Itali.

Një 37-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në vend si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor sportiv “Yamaha” kur i është prerë rruga nga një fuoristradë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë aq sa motori ka fluturuar në ajër dhe është rrotulluar dy herë. Më pas ka rënë sërish në tokë e shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shqiptar ishte me banim në Varese por të dhënat personale nuk janë bërë të ditura.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat