Qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për plazhin privat, arrestohet autori Eduart Kondi

Shqipëria

Qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për plazhin privat, arrestohet autori Eduart Kondi

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Qëlloi me armë vëllanë pas sherrit për plazhin privat, arrestohet autori Eduart Kondi

Dinamika e ngjarjes në Radhimë mesditën e kësaj të hëne është zbardhur.

Dy vëllezër Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.

Sipas policisë, konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe Beniamini ka shtënë në drejtim të të vëllait të tij Edisonit.

Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka të plagosur, por shkaktoi panik nga ana e pushuesve të cilët preferuan të kalonin ditën në një prej plazheve të Vlorës.

Vëllai që arriti deri në përdorimin e armës u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për arrestimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat