Ish kryeministri Berisha paralajmëron protesta të tjera pas 7 Korrikut

Shqipëria

Ish kryeministri Berisha paralajmëron protesta të tjera pas 7 Korrikut

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një takimi me të rinjtë se Partia Demokratike do të mbështesë çdo kauzë të drejtë.

Ai përmendi disa nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, ku theksoi se ato u braktisën nga opozita. “I riu Rasha u vra në derë të shtëpisë. Nuk mund të kishte forcë që mund të pengonte opozitën pa mbushur sheshet. Janë një seri rastesh të tilla.

Këto nuk do përsëriten kurrë më. Edhe Astiri. Një mbështetje e kufizuar dhe e lokalizuar. Teatri një histori turpi për opozitën. Histori nderi për artistë dhe qytetarë që bënë qëndresën më të vendosur. Opozita nuk gjente motive për të mbështetur një kauzë të tillë. I them këto se nuk do përsëriten kurrë më.

Ne nuk pyesim më për asgjë. Ajo që është e drejtë. Jam këtu para jush për të thënë se ne si demokratë do të dalim në shesh për çdo kauzë të drejtë. Nuk ka asgjë që na pengon ne më. Ju jeni të mirëpritur të bashkoheni me ne. Ne do të dalim, do të dalim dhe gjithnjë do të dalim”, tha Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat