Përfshihet nga flakët sipërfaqja me shkurre dhe pisha në Krastë të Krujës

Shqipëria

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me shkurre dhe pisha në Krastë të Krujës

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Një sipërfaqe e konsiderueshme pishash dhe shkurresh është përfshirë nga flakët në Krastë të Krujës.

Zjarrfikësit po përballen me një situatë të rënduar në masivin e pishave të Krastës, ndërsa zjarri përparon me shpejtësi. Fillimisht zjarret kanë rënë në zonën pyjore afër fabrikës së vjetër të çimentos në Fushë-Krujë. Shumë hektarë janë përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit lokalë vijojnë të punojnë në terren për të vënë nën kontroll situatën.

Mëngjesin e sotëm, zjarrfikësit vendosën nën kontroll tri vatra zjarri, po vatra të reja, rreth 6 7 vatra, janë ndezur në pjesë të tjera të masivit pyjor të pishave. Sipas zjarrfikësve, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe është njoftuar policia për situatën e krijuar dhe për të hetuar e vënë para përgjegjësisë penale zjarrvënësit.

Në kushtet e temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, lufta me flakët është e vështirë, ndërsa nevoja për forca shtesë është e pranishme. Nuk ka ende një bilanc zyrtar të dëmeve në kurorën e gjelbër të Krastës, po paraprakisht deklarohet për mbi 10 hektarë pyll pishe të shkrumbuar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat