Pedofili nga Shkodra arrestohet nga policia për ngacmim seksual

Shqipëria

Pedofili nga Shkodra arrestohet nga policia për ngacmim seksual

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 00:36
V. H.

Një 65-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, falë denoncimit nga “Fiks Fare”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme, 65-vjeçari ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit..

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat