Lala plas ‘bombën’ për ‘biznesmenen’ e moshuar të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Shqipëria

Lala plas ‘bombën’ për ‘biznesmenen’ e moshuar të përfshirë në aferën e inceneratorëve

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:22
Klodiana Lala

Një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë në evazionin fiskal të inceneratorëve. Çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal.

Gruaja mohon njohjen me personat që mund t’i kenë përfshirë, duke theksuar se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Mirëpo gazetarja Klodiana Lala ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku tregon se Rruzhdije Meta ka punuar si pastruese në shtëpinë e Dashamir Ymerit.

“Rruzhdije Meta ka punuar si pastruese ne shtepine e Dashamir Ymerit. Ne TV tha: Nuk e njoh! Te dy te perfshire ne aferen korruptive te inceneratoreve.

Bravo SPAK. Fli gjumë”, shkruan Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat