Zjarr në spitalin e Fierit, policia del me reagim zyrtar

Shqipëria

Zjarr në spitalin e Fierit, policia del me reagim zyrtar

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 10:45
Fier

Ka reaguar policia lidhur me zjarrin e rënë paraditen e sotme në ambientet e spitalit të Fierit.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 10:00 në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Shkak mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrikë në repartin e grafisë që ndodhet pranë spitalit pediatrik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat