Flakët alarmojnë mjekë e pacientë në spitalin e Fierit; shkrumbohet reparti i imazherisë

Shqipëria

Flakët alarmojnë mjekë e pacientë në spitalin e Fierit; shkrumbohet reparti i imazherisë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Reparti i imazherisë në spitalin e Fierit u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm. Zjarri ra rreth orës 10:00 në katin e parë, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nga flakët u shkaktua panik në radhët e pacientëve dhe bluzave të bardha qe dolën menjëherë jashtë. Kjo pasi i gjithë kati u pushtua nga tymi.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve. Sipas mjekëve, zjarri nisi në pajisjen e lavatriçes së larjes së filmave të imazherisë pas një shkëndije elektrike.

Quhet lavatriçe e larjes së filmave që ka bërë mas. Flakët ranë përpara një ore. Bëri masë dhe shkaktoj flakë dhe aty kishte edhe rafte të larjes së fimave. Janë dëmtuar materiale. Pajisjet kanë dalë jashtë funksionit.

Të gjitha pajisjet që ndodheshin në këtë sallë u dëmtuan dhe dolën jashtë funksionit.

Vetëm zhvilluesi i filmave është prishur. Sa të bëjmë verifikimin dhe pastaj puna në pjesën tjetër të urgjencës kthehet drejt normalitetit. 

Pas neutralizimit të flakëve, puna në spital vazhdoi normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat