Tre vatra zjarri vetëm sot në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj

Shqipëria

Tre vatra zjarri vetëm sot në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i nisur nga pakujdesia ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Mjekes Elbasan ku janë djegur 1.5 ha ullinj.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka përfshirë sipërfaqen me ullinj. Për vënien nën kontroll të flakëve janë angazhuar 10 efektivë zjarrfikës dhe 3 mjete. Kjo është vatra e 3 e zjarrit vetëm sot. Dy të tjerat u arritën të viheshin nën kontroll më lehtë dhe pa dëme të mëdha.

Çdo ditë në Elbasan regjistrohen 3-4 vatra zjarri këtë periudhë, shumica e të cilave janë zjarre nga pakujdesia teksa fermerët djegin arat e tyre.

Reparti zjarrfikës bën apel për kujdes pasi temperaturat ekstreme dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve me shpejtësi dhe pasojat mund të jenë shumë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat