Dhoma e avokatisë nuk ‘dorëzohet’, bojkot pa afat për seancat gjyqësore në të gjithë vendin

Shqipëria

Dhoma e avokatisë nuk ‘dorëzohet’, bojkot pa afat për seancat gjyqësore në të gjithë vendin

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë sapo ka vendosur sërish bojkotim pa afat për seancat gjyqësore në të gjithë vendin.

Për masat e sigurisë, këshilli ka vendosur bojkot të paktën deri në 10 ditët e ardhshme.

Këtu përjashtohen vetëm seancat me të mitur, që sipas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, nuk duhen braktisur.

Në përshkallëzimin e bojkotit, këshilli vendosi të hedhë për diskutim mbajtjen e protestave nga avokatët para Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bojkoti vjen në shenjë proteste pasi Dhoma e Avokatisë kundërshton hartën e re gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat