Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

Shqipëria

Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:28
Frrok Çupi

Gazetari Frrok Çupi u shpreh sot në një intervistë televizive se mazhoranca ende s’ka realizuar akoma stabilitetin e popullit, duke u shprehur se shqiptarët e kanë ëndërr të mos shikojnë më figura që kanë shkaktuar trazira.

“Ramën e shikoj si një kryeministër nordik, të ftohtë ndaj kësaj që tha Berisha, do jetë nxehtë shumë. E shikoj edhe si një kryeministër, ose një mazhorancë, që s’ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme që u votua në 2013-ën. Ka ndryshuar publiku, por jo politika. Ka mundësi të futemi në një konflikt mes publikut të kultivuar dhe politikës së pakultivuar. Nëse ka demokraci, në demokraci është ligj, demokracia është hakmarrje ligjore ndaj të keqes. Shqiptarët e kanë ëndërr të mos shikojnë më figura që kanë shkaktuar trazira. Një person që ka bërë luftë në këtë vend, thotë prapë do jem në krye tuaj. Mazhoranca e kishte për detyrë ta lironte këtë rrugë. Është njësoj sikur sot Al Capone të ngrihet nga varri dhe të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Apo sikur Enver Hoxha të vijë të thotë jam këtu. Qeveria garanton qetësi, modernitet. Ti sot jeton me dy parametra, me parametrat e tua që je qytetar i mirë dhe ndërkohë shfaqet kërcënimi, shfaqet rreziku. Kjo është mazhoranca që s’ka realizuar akoma stabilitetin e popullit. Ndoshta pret momentin kur të hapen negociatat dhe mund të ndodhë ndonjë gjë”, u shpreh Çupi.

Ndërsa iu kërkua një mendim për ministrat e kabinetit “Rama”, analisti tha:

“Kam njohur edhe ministra të diktaturës që kanë studiuar në Francë. Rama dhe gjithë kryeministrat e botës sot po zgjedhin nga ky lloj, sepse kemi arritur në pikën që në demokraci nuk qeverisin filozofët. Erdhëm te demokracia ku vetëm vlerë s’ka. Nuk është një situatë vetëm e qeverisë shqiptare. Nuk mund të presim ministra të mirë në këto rrethana që jemi. S’ka idetë e veta, ka idetë e kryeministrit, s’ka kontributet e veta, shijet e veta dhe një vizion për tjetër gjë. Ministri është aq i mirë sa ç’është qeveria. Ne edhe administratën e kemi keq, s’është fjala vetëm për ministrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat