SPAK kërkoi pushimin e çështjes për 7 gjyqtarët, gjykata i rrëzon kërkesën

Shqipëria

SPAK kërkoi pushimin e çështjes për 7 gjyqtarët, gjykata i rrëzon kërkesën

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Gjyqatari i Posaçëm Erjon Bami ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj ish-gjyqtarëve kushtetues.

Bami ktheu dosje npas, duke urdhëruar SPAK të kryejë veprime hetimore shtesë.

Një javë më parë, Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarëve të gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese  me argumentin se ska vepër penale. Ish gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. Më konkretisht SPAK kërkoi pushimin e çështjes për:

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat