Berisha me deklaratë të fortë: Rama sot do ishte në burg nëse…

Shqipëria

Berisha me deklaratë të fortë: Rama sot do ishte në burg nëse…

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 19:21
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takim me krerët e degëve të Tiranës, u shpreh i vendosur se protestat do të vazhdojnë. Sipas tij, përgjegjësia është e opozitës, pasi në rast se ajo do të ishte në lartësinë e duhur, sot Edi Rama do të ishte në burg i dënuar.

Teksa e cilësoi sukses protestën e 7 korrikut, Sali Berisha tha se është i vetëdijshëm që rruga do të jetë edhe më e vështirë, por nuk do të tërhiqen derisa të largohet Edi Rama nga qeveria.

“Kur do ti dalim zot sic duhet ti dalim vjedhjet dhe shpërdorimit të një regjimi monist. Sa do lejojmë ne që të vazhdojnë të vjedhin dhe varfërohen qytetarët shqiptare. Ne jemi përgjegjës. Nëse opozita do kishte qenë në lartësinë duhur, Edi Rama nuk duhet të ishte në pushtet, por në burg për vjedhje që ka bërë. I dënuar ndoshta edhe me 50 vjet duke ja mbledhur së bashku. Ky është realiteti. E them këtë sepse ne kemi humbur kohë, por përsëri duhet të jemi mirënjohës qytetarëve që dëshmuan, se ata janë për një opozitë të vërtetë. Ne do ti dalim zot interesave të tyre dhe ne do ta mbrojmë atë.

Imagjinoni, ky bën gjithçka për të përbaltur emrin tonë. Ky do të na paraqesë ne si njerëz të drogës dhe krimit. Në vend që të mendojë si të çliroje nga presioni i madh i çmimeve, mendon si të mbjellë vendin me drogë, mendon si të legalizojë paratë e krimit. Desha ta theksoj se pas atij suksesi të 7 korrikut, rruga për suksesin tjetër është e përpjetë. Sa më lart synojmë të ngjitemi më e përpjetë na bëhet rruga, por ne do ta përshkojmë atë. Ne kemi vullnet të hekurt”, tha Berisha nder te tjera ne fjalen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat