Grupi vëllezërve ishin kthyer në makth për fierakët, “goditet” banda e hajdutëve!

Shqipëria

Grupi vëllezërve ishin kthyer në makth për fierakët, “goditet” banda e hajdutëve!

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Dy grupe vëllezërish në Fier ishin kthyer në makthin e biznesve në Fier.  Në harkun kohor të dy ditëve kishin vjedhur dy biznese të ndryshme dhe kishin tentuar të grabisnin një tjetër.

Ata akuzohet se grabitën në datën 10 korrik vjeshje në një butik dhe bizhuteri në një argjendari, ndërsa më 12 korrik kanë tentuar të vjedhin

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera gjatë ditëve të fundit, në dyqanet e qytetit të Fierit.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. alias G. M., 28 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit G. M.), si edhe u shpall në kërkim shtetasi M. M., 36 vjeç, banues në Fier (vëllai i shtetasit A. M.).

Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 10.07.2022, kanë vjedhur veshje në dyqanin në pronësi të shtetasit M. Gj.; në datën 10.07.2022 kanë vjedhur  bizhuteri në dyqanin në pronësi të shtetasit Y. S.; në datën 12.07.2022 kanë tentuar të vjedhin në dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit E. I.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan disa nga sendet e vjedhura.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasit M. M. dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat