Nëse konfirmohen variantet e reja të COVID në vend, a do të ketë shtim masash?/ Flet Manastirliu

Shqipëria

Nëse konfirmohen variantet e reja të COVID në vend, a do të ketë shtim masash?/ Flet Manastirliu

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:33
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në emisionin “Kjo Javë” në ‘News24’ foli për situatën epidemiologjike në vend.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, Manastirliu tha se Komiteti i Ekspertëve e sugjeruar vazhdimisht që përdorimin e maskës tek personat që janë me imuniteti të kompromentuar.

Pyetje: Në rast të konfirmimit të varianteve të reja do të ketë shtim masash?

Ogerta Manastirliu: Deri më tani janë 89 vende që anë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar.

Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat