Kush janë tri viktimat e atentatit në Fushë Krujë – Ky është reagimi i policisë

Shqipëria

Kush janë tri viktimat e atentatit në Fushë Krujë – Ky është reagimi i policisë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 15:32 Përditësuar në ora: 17:02 më 17.07.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Kush janë tri viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës

Tre persona mbetën të vrarë me armë zjarri në mbikalimin e Fushë Krujës nga një atentat mafioz. Diklen Vata 30 vjeç është një nga viktimat e identifikuar pasi dy të tjerët janë shkrumbuar tërësisht për shkak se makina e tyre shpërtheu në flakë nga të shtënat me armë.

Raportohet se dy viktimat e tjerë janë Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Ndërkohë policia ka njoftuar se nga krehja e zonës, në fshatin Larushkë është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volkswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Vrasja e trefshitë në Fushë-Krujë, reagon policia

Policia shqiptare ka reaguar në lidhje me atentatin në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë tre persona dhe bën me dije se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas. Gjithashtu ga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Në mjetin e djegur të autorëve gjendet një automatik, dyshohet se është përdorur për krimin

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volsëagen Passat" është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volswagen Passat" që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Gjendet një makinë e djegur në Larushkë, dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Fushë-Krujë

Një makinë e djegur është gjetur në Larushkë, e cila dyshohet se u përket autorëve të atentatit në Fushë-Krujë.

Si pasojë e atentatit mbetën të vrarë tre persona, një prej të cilëve Diklen Vata, 33-vjeç.

Identiteti i dy viktimave të tjera nuk është mësuar ende, pasi ata jamë shkrumbuar kur makina shpërtheu në flakë.

Identifikohet njëri prej viktimave nga atentati i trefishtë në Fushë-Krujë

Viktima e gjetur jashtë makinës është  Diklen Vata, ndersa dy të tjerët janë shkrumbuar dhe nuk mund të identifikohem.

Ai ishte nga Laçi dhe është arrestuar më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Në mbikalimin e Fushë Krujës,  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti, dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe tre persona kanë vdekur.

Iu gjet kokainë në çorape/ Kush është njëri prej viktimave nga atentati në Fushë Krujë, zbulohet e shkuara kriminale

Njëri prej viktimave të atentatit të trefishtë të Fushë Krujës këtë të diel është arrestuar më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Në vitin 2017 atij iu gjet në çorape  dhe në çelësat e makinës,  22 doza kokainë.

“Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan shtetasin : – Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë. – 3 aparate celularë – mjeti i markës “Rover” Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas anjoftimit p-esë vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat