​Ilir Meta thotë se nuk do të marrë drejtimin e LSI, flet për referendumin e Esad Pashët e rinj dhe thikat ndaj Kosovës

Shqipëria

​Ilir Meta thotë se nuk do të marrë drejtimin e LSI, flet për referendumin e Esad Pashët e rinj dhe thikat ndaj Kosovës

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 14:59
Ilir Meta

Ish-presidenti Ilir Meta, një ditë pasi la detyrën, u shpreh për mediat se nuk do të marrë drejtimin e LSI, por do t’i bashkohet siç tha ai, triumfit të referendumit të 2 marsit që është sovraniteti i Republikës së Shqipërisë e i përket popullit.

,,Drejtimin e LSI e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave, që u krijuan në vend.

Nuk u riktheva sot për të rimarrë drejtimin e kësaj partie, por për të sjellë mesazhin e popullit të 2 Marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente, si dhe për t'u bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 Marsit: Sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme.

Partia e Referendumit na pret! Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendumi do të jetë "Shpata e Demokleut" mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë dhe mbi Esad Pashët e rinj, që kanë tradhëtuar interesin kombëtar dhe i kanë ngulur thika pas shpine Kosovës", ka thënë Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat