Meta u bën thirrjen e fortë të rinjve: Merrni në dorë fatet tuaja!

Shqipëria

Meta u bën thirrjen e fortë të rinjve: Merrni në dorë fatet tuaja!

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 20:19
Ilir Meta

Kryetari i ‘Partisë së Lirisë’, Ilir Meta, me anë të një postimi në ‘Facebook’, i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të anëtarësohen në këtë parti.

Meta në thirrjen e tij fton të rinjtë që të marrin në dorë fatet e tyre.

Mesazhi i tij:

Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.

Merrni në dorë fatet tuaja!

Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat