Tronditëse/ 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen, pas aktit të rëndë bën veprimin e papritur

Shqipëria

Tronditëse/ 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen, pas aktit të rëndë bën veprimin e papritur

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 07:55 Përditësuar në ora: 09:42 më 30.07.2022
Ramis Mici

“Ishte mbushur shtëpia plot me gjak”/ Pronarët e banesës me qira ku ndodhi krimi rrëfejnë detajet tronditëse

Pronarja e banesës me qira ku ndodhi krimi i rëndë në Elbasan, ku Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, ka treguar se si e mësoi ngjarjen.

Leme Zdrava tha se 5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

“Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje.

Më tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

Bashkëjetonin prej 6 vitesh, ky është personi i dyshuar për vrasjen e 37 vjeçares, si nisi konflikti mes tyre

Ky është 37 vjeçari, Ramis Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit.

Mësohet se Ramis Miçi dhe viktima, Jetlira Elezi bashkëjetonin prej 6 vitesh. Ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Çifti sapo kishin marrë një banesë me qera në lagjen “Skëndebej” të Elbasanit. Të dy ishin të pa pupunë dhe punonin sa herë gjenin një punë sezonale.

Viktima, Jetlira Elezi ishte nga Belshi. Rastin e rëndë e kanë denoncuar fqinjët që u informuan për ngjarjen.

Policia është vënë në kërkim të Ramis Micit i cili u largua nga vendngjarja sapo kreu krimin.

Tronditëse/ 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen, pas aktit të rëndë bën veprimin e papritur

Elbasani është tronditur sot nga një krim i rëndë në familje, ku një 37-vjeçar goditi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Skënderbej”.

Mësohet se ka humbur jetën 37-vjeçarja Jetlira Elezi.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij, pasi pas aktit të rëndë u arratis menjëherë.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat