Temperatura ekstremisht të larta, meteorologia parashikon si do të jetë moti gjatë gjithë muajit gusht

Shqipëria

Temperatura ekstremisht të larta, meteorologia parashikon si do të jetë moti gjatë gjithë muajit gusht

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 12:48
Meteorologia Tanja Porja

Edhe kjo verë do të jetë e gjatë dhe shumë e nxehtë. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në shtator, duke e bërë vjeshtën një stinë në zhdukje.

Edhe java e parë e gushtit mbyllet e nxehtë dhe me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë Celsius. Ndërsa javën e dytë të gushtit i nxehti afrikan do të thyhet, por vetëm për pak ditë.

Meteorologia Tanja Porja, parashikon se në të gjithë vendin temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme dhe pas shumë kohësh rikthehen rreshjet e shiut, thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Parashikimet afatgjata klimatike flasin për një shtim të nxehtësisë në tokë. Për meteorologët, kjo do të thotë një atmosferë me temperatura më të larta dhe ndryshim i regjimit të reshjeve.

Ndryshimet e klimës janë pasojë e ngrohjes globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat