​Rikthehen zjarret në Krujë, flakët po përhapen drejt banesave

Shqipëria

​Rikthehen zjarret në Krujë, flakët po përhapen drejt banesave

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:39
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Zjarret janë rikthyer sërish sot në Krujë, midis tri fshatrave dhe po përparon drejt banesave në Larushk, duke djegur shumë hektarë tokë.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen akoma më shumë.

Zjarri është në kufi me fshatin Halil dhe Arameras, ndërsa era po e vështirëson akoma më shumë situatën.

Përhapja e flakëve po rrezikon banesat që ndodhen aty, për këtë arsye zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në Larushk për të ndalur përparimin e zjarrit.

Ndërkohë një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në fshatin Zgërdhesh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat