Guardia di Finanza operacion në Vlorë/ Sekuestrohen 600 kg kanabis, 2 skafe çuan drogën në një velierë. 3 të arrestuar

Shqipëria

Guardia di Finanza operacion në Vlorë/ Sekuestrohen 600 kg kanabis, 2 skafe çuan drogën në një velierë. 3 të arrestuar

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

600 kg kanabis janë sekuestruar në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.

Burime për ABC bëjnë të ditur se operacioni për kapjen e drogës është zhvilluar nga njësia italiane Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.

Operacioni në fjalë është zhvilluar ditën e djeshme në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Tre skafistët e kanë shkëmbyer sasinë e kanabisit në det, ndërsa kanë lëvizur me një skaf dhe e kanë ngarkuar kanabisin në një velierë e cila po i priste në det.

Sapo është kryer shkëmbimi, ka ndërhyrë Guardia di Finanza dhe policia e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat