Nis protesta për tragjedinë e Himarës, qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile mblidhen përpara Ministrisë së Brendshme

Shqipëria

Nis protesta për tragjedinë e Himarës, qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile mblidhen përpara Ministrisë së Brendshme

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 19:42
Pamje nga protesta

Ka nisur protesta përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e rëndë të Himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u godit me skaf nga ish-oficeri i policisë, Arjan Tase.

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme në zonën e Pedonales.

Ata kërkojnë drejtësi për Jonadën e vogël teksa i bëjnë thirrje ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaros që të dorëhiqen.

Siç shihet nga pamjet në protestë kanë dalë dhe përfaqësues të opozitës. Mes tyre janë deputeti Dashnor Sula si dhe Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliut.

Image
Pamje nga protesta
Image
Pamje nga protesta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat