Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë: Vendi po përvëlohet, kryeministri vjedh me inceneratorët!

Shqipëria

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë: Vendi po përvëlohet, kryeministri vjedh me inceneratorët!

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 23:09
Tedi Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Blushi thekson se papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Sipas tij, Shqipëria po digjet sepse Rama vazhdon të vjedhë me inceneratorët, ndërsa thekson se sot dorëheqjet janë pak, pasi duhet ndëshkim ligjor për ata që shpërdorojnë detyrën.

“Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale! Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç’të mundin”, shkruan nder te tjera Tedi Blushi.

Reagimi i Tedi Blushit

SHQIPËRINË E MORI RAMA, I VU ZJARR!

Papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!

80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë sot nga flakët! Ndërkohë në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve.

Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale!

Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç’të mundin!

Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat