Skandali/ Petrit Vasili: Pas 10 vite qeverisje, Rama asgjëson dhe falimenton Bashkitë

Shqipëria

Skandali/ Petrit Vasili: Pas 10 vite qeverisje, Rama asgjëson dhe falimenton Bashkitë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 12:06
Deputeti Petrit Vasili

Deputeti Petrit Vasili akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se në dhjetë vite qeverisje ka asgjësuar dhe falimentuar Bashkitë.

“Asgjësimi dhe falimentimi i Bashkive, te cilat tani i rremben dhe i fut ne grusht Edi Rama dhe qeveria pas dhjete vjete qeverisje eshte nje veprim shume i rende mafioz”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Vasilit, “ne vend qe Bashkite te merrnin gjithnje e me shume kompetenca per tu ofruar qytetareve sherbimet sa me afer dhe sa me shpejt vendbanimit, ndodhi e kunderta ato praktikisht asgjesohen perfundimisht si Pushtet Lokal”.

Petrit Vasili i referohet shkrimit të Gazeta Panorama, e cila në botimin e datës 9 Gusht ka zbuluar udhëzimin mbi bazën e të cilit Qeveria do marrë kompetencat e 61 Bashkive në vend.

Postimi i plotë

SKANDALI! Rama ne dhjete vjet qeveri, asgjesoi dhe falimentoi Bashkite!

Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje përfundimisht i falimentoi edhe financiarisht Bashkitë që drejtohen nga vete Kryetaret e rilindjes.

Bashkitë e rrëmbyera nga Edi Rama u vodhen dhe plackiten nga korrupsioni dhe tani jane zhytur ne borxhe qe jane pasoje e vjedhjes pa fre te Qeverise ne çdo drejtim.

Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje i shnderroi Bashkite ne Bordero, qe vetem paguajne Patronazhiste dhe nuk ofrojne asnje sherbim.

Edi Rama pas dhjete vjet qeverisje u rrembeu edhe Ujesjellsat Bashkive.

Asgjësimi dhe falimentimi i Bashkive, te cilat tani i rremben dhe i fut ne grusht Edi Rama dhe qeveria pas dhjete vjete qeverisje eshte nje veprim shume i rende mafioz.

Pas dhjete vjet qeverisje te Edi Rames ne vend qe Bashkite te merrnin gjithnje e me shume kompetenca per tu ofruar qytetareve sherbimet sa me afer dhe sa me shpejt vendbanimit, ndodhi e kunderta ato praktikisht asgjesohen perfundimisht si Pushtet Lokal.

Çdo dite ne keto dhjete vjet te Edi Rames eshte nje deshtim, nje hall me shume per njetezit e thjeshte dhe nje dite fitimesh dhe vjedhjesh per qeverine, oligarkine, trafikantet dhe mafiozet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat