“Jam e jotja”/ Dalin mesazhet e dashurisë mes Marjusit dhe Ersidës, nëna e dy fëmijëve në Durrës sajoi pengmarrjen

Shqipëria

“Jam e jotja”/ Dalin mesazhet e dashurisë mes Marjusit dhe Ersidës, nëna e dy fëmijëve në Durrës sajoi pengmarrjen

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 15:39
Ersida Dyrmishi

Pak ditë më parë policia arrestoi Marjus Musakun nga Lushnja pas denoncimit të të afërmve të Ersida Dyrmishit se ajo ishte larguar prej disa ditësh nga shtëpia dhe nuk gjendej.

Pas kërkimeve, policia i gjeti ata në një hotel në Durrës, ndërkohë që 30-vjeçarja deklaroi në polici se ishte mbajtur peng nga i riu nga Lushnja dhe se gjatë kësaj periudhe ishte arrestuar.

Pas kësaj deklarata, policia arrestoi Musakun me dy akuza të forta siç janë pengmarrja dhe përdhunimi, ndërkohë që i riu tha se në fakt 30-vjeçarja kishte ndejtur me dëshirë me të për dy ditë me radhë dhe se nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj.

Pavarësisht kësaj, Musaku gjendet ende në qeli, ndërkohë që familjarët e tij kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale biseda mes tij dhe Ersida Dyrmishit duke pretenduar se ata ishin të lidhur prej disa muajsh dhe se prisnin që 30-vjeçarja të ndahej nga bashkëshorti për të jetuar bashkë.

Në njërën prej bisedave të shpërndara nga familjarët, pikërisht më datë 25 korrik, ditën kur u tha se ishte zhdukur, Dyrmishi i shkruan Musakut se po bëhej gati të shkonte te ai.

Më poshtë, biseda mes tyre e shpërndarë nga familjarët në rrjetet sociale:

Image
Biseda
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat