Zjarr i përmasave të mëdha në fshatrat Kukur dhe Mukaj të Gramshit

Shqipëria

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatrat Kukur dhe Mukaj të Gramshit

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa fshatra të Gramshit.

Aktualisht zjarri është aktiv në fshatrat Kukur dhe Mukaj, ku është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me pisha dhe ahu.

Gjatë ditës forcat zjarrfikëse kanë punuar bashkë me drejtorinë e pyjeve dhe vullnetarëve, por nuk kanë mundur të shuajnë flakët, ndërsa era dhe terreni i vështirë.

Mediat lokale raportojnë se ditën e nesërme priten forcat zjarrfikëse nga Cërriku dhe Belzi.

“Zjarrfiksja Gramsh apelon për ndihme të gjithë qytetareve Gramshit qe diten e nesërme ti bashkohen djemve te zjarrfikëses, për të fikur këtë përbindësh që po djeg me 10 ha pyje! Për të gjithë ata që duan të kontribojnë në shuarjen e zjarrit nesër në dat.10.08.2022 ora 05.00 pranë zjarrfikëses behet nisja! Personat që do na bashkohen nesër mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0697242124” apelojnë zjarrfikësit.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se u bë e mundur shuarja e zjarrit në fshatin Lubinjë të Gramshit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat