​Tkurret popullsia në Shqipëri, në 8 qarqe zvogëlohet numri i banorëve

Shqipëria

​Tkurret popullsia në Shqipëri, në 8 qarqe zvogëlohet numri i banorëve

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Kjo sjellje po e çon shtesën natyrore në nivelet më të ulëta, ku çiftet nuk po zvëndësojnë vetveten. Të dhënat e fundit tregojnë se në tremujorin e dytë 2022 lindën 5400 bebe, ose 15% më pak se vitin e kaluar.

Me këtë ecuri, në vitin 2022 një grua lind mesatarisht 1.32 fëmijë dhe që popullsia të mos tkurret, duhet që norma e lindshmërisë të jetë 2.1 fëmijë për grua.

Për herë të fundit kjo normë u regjistrua 20 vjet më parë. Janë 8 nga 12 qarqe që kanë regjistruar rënie të popullatës në periudhën prill-qershor, ku numri i vdekjeve ka qenë më i madh se lindjet. Në Tiranë, Durrës, Dibër e Kukës shtesa natyrore është pozitive.

Shqipëria prej 30 vitesh po ecën në këtë rrugëtim të humbjes së popullsisë, dhe përveç lindshmërisë, faktorë të tjerë që po shkretojnë vendin janë edhe emigrimi e plakja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat