“S’të pyesim ty ne, ik po deshe!” Në Ksamil zihen për çadra

Shqipëria

“S’të pyesim ty ne, ik po deshe!” Në Ksamil zihen për çadra

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Çudirat nuk kanë të mbaruar në plazhet e jugut, ndërsa duket se pronarët nuk kanë zënë mend edhe pse pjesa më e madhe e bregut është bosh.

Krahas faturave të çmendura, pasigurisë dhe infrastrukturës së dobët, atyre pushuesve që kanë zgjedhur të qendrojnë në Shqipëri u duhet të përballen edhe me mungesën e plotë të profesionalizmit dhe arrogacën edhe të punononjësit më të thjesht të njësive akomoduese.

Çudia më e fundit vjen nga Ksamili, ku përveç faktit se duhet të kesh “mik” apo të japësh baksish për të zënë çadrat e rreshtit të parë dhe të dytë (edhe pse mund të jenë bosh), vjen dikush dhe të thotë “po deshe rri, po s’deshe ik”.

Një qytetar ka postuar sëfundmi në rrjetet sociale eksperiencën e tij të keqe në plazhin “Mango” në Ksamil, ku jo vetëm që nuk dhanë asnjë shpjegim se ku të rrinte, por në fund, të bezdisur nga pyetjet e pushuesit i thanë edhe “ik po deshe”.

Image

 

Mes pushuesit dhe punonjësit të plazhit në fjalë u zhvillua biseda si më poshtë:

3 Gusht 2022

Ora 8.30

Pamja, mrekullia vete. Parajsa ne toke.

– Miremengjes!

– Miremengjes!

– Desha nje çader me dy shezlonge. Aty afer bregut.

– Se di. Djali i çadrave vjen me vone. Une bej picat.

– Ok, po zë një aty afer ujit.

– Jo, se ndoshta jane te zena.

– Po ça duhet te bej? Te ulem tek rreshti i dyte?

– Jo. Duhet te presesh oren 9.30 kur vjen ai djali.

– Po keta qe jane ulur nderkohe?

– Do vije ai djali dhe do t’i çoje te gjithe. Aty e di me siguri qe jane te zena.

– Po mire, pse nuk vendosni nga ato kartonat REZERVUAR, siç e paska ky plazhi ngjitur? Keshtu edhe evitoni debatet.

– Ore ti, do na mesosh ne se si te menaxhojme punen tone? Dime ne si ti çojme njerezit, pa problem.

– Po nuk eshte normale. Ne jemi kliente.

– Si te duash bej. Ne keto kushte kemi. Nuk do ju pyesim juve.

– T’rujt Zoti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat