Pas Greqisë, Shqipëria i “rrëmben” turistët Francës? Rama: Janë dyfishuar këtë vit

Shqipëria

Pas Greqisë, Shqipëria i “rrëmben” turistët Francës? Rama: Janë dyfishuar këtë vit

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 10:27
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se numri i turistëve francezë është dyfishuar gjatë periudhës janar-korrik krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, në vitin 2022 Shqipëria është vizituar nga 38.915 turistë, ndërsa një vit më parë në vendin tonë kanë hyrë 19.184 francezë.

“38.915  turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë  nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19.184.

I vërtetë, plot histori, ngjyra, por mbi të gjitha informues dhe frymëzues është ky reportazh i Laurence Delpoux për lexuesit francezë.

Përmes bashkëbisedimeve me aktorë të turizmit shqiptar, janë të shumta vendet dhe më të shumta arsyet të cilat renditen si domosdoshmëri për t’u vizituar, nga plazhet e jugut deri tek Përmeti e Gjirokastra.

Bel article sur l’Albanie dans le journal Femina”, shkruan Rama në Facebook.

Bashkangjitur postimit të tij, Rama ka publikuar edhe një artikull të gazetës franceze “Femina” për Shqipërinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat