Saranda transferon të paraburgosurit dhe të burgosurit në Fier, shkak mbipopullimi

Shqipëria

Saranda transferon të paraburgosurit dhe të burgosurit në Fier, shkak mbipopullimi

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Dhjetë të paraburgosur, të cilët kanë marrë masë sigurie nga Gjykata e Sarandës, por pritet Apeli, janë transferuar në burgun e Fierit deri sa vendimi të marrë formë të prerë.

Mësohet se transferimi ka ndodhur për arsye mbipopullimi.

Ndërkohë 3 të ndaluar në komisariat, që kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nuk janë dërguar në IEVP Sarandë, por janë transferuar në IEVP Bençe, Tepelenë.

Të gjitha transferimet kanë ndodhur për shkak të mbipopullimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat