Plagosi me thikë fqinjin në Korçë, arrestohet autori! Konflikti nisi për çështje pronësie

Shqipëria

Plagosi me thikë fqinjin në Korçë, arrestohet autori! Konflikti nisi për çështje pronësie

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka dhënë njoftimin zyrtar mbi plagosjen me thikë të një 60-vjeçari nga fqinji i tij.

Sipas bluve, konflikti ka ndodhur për motive pronësie, ku pas debatit, shtetasi N.P. goditi me thikë fqinjin e tij, shtetasin R.B.

Ky i fundit është shtruar në spitalin e Korçës ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat autorin e ngjarjes për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat