U hodh me kokë në det, paralizohet turisti rumun në Ksamil

Shqipëria

U hodh me kokë në det, paralizohet turisti rumun në Ksamil

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Një pushues rumun ka mbetur i plagosur pas hedhjes me kokë në det, në një nga plazhet e Ksamilit.

Turisti, Catälin – Dumitru Macanu, 38-vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku është konstatuar frakturë e qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërm e të poshtëm.

Për shkak se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Gjashtë ditë më parë, një pushues nga Tepelena u transportua me helikopter në Tiranë pas frakturës së rruazave të qafës pas hedhjes me kokë në një nga plazhet e Sarandës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat