Nuk respektoi zonën e kufizuar, 49-vjeçari në Ksamil gjobitet dhe i merret skafi

Shqipëria

Nuk respektoi zonën e kufizuar, 49-vjeçari në Ksamil gjobitet dhe i merret skafi

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:33
Ilustrim

Policia Kufitare e Sarandës bllokoi sot një tjetër mjet lundrues skaf, ndërsa ndëshkoi me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronarin e mjetit lundrues, shtetasin J. M., 49 vjeç, banues në Ksamil, i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, ka vijuar kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, ku gjatë ditës së sotme, në plazhin e Ksamilit, kanë konstatuar një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme" njoftoi policia.

Po gjatë ditës së sotme, kanë vijuar kontrollet të cilat nuk kanë vetëm si qëllim ndëshkimin e mjeteve lundruese, të cilët konstatohen në shkelje por dhe keshillimin e pushuesve, si në rastin e një shtetasi i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke notuar jashtë zonës kufizuese, në plazhin e quajtur "Centrale", Sarandë, duke rrezikuar në një zonë në të cilën lejohet aktiviteti i mjeteve lundruese.

Ky shtetas u rikthye në zonën e kufizuar për pushuesit.

Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat