“Mbyllin një shkollë dhe hapin një burg”- Berisha flet për situatën në sistemin arsimor

Shqipëria

“Mbyllin një shkollë dhe hapin një burg”- Berisha flet për situatën në sistemin arsimor

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:23
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për situatën në shkollat e vendit tonë duke theksuar se shumica e tyre nuk kanë ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.

Berisha u shpreh se shkollat po mbyllen njëra pas tjetrës ndërsa thekson se po vihet në zbatim motoja “mbyll një shkollë të hapësh një burg”.

“Sot 90% e shkollave nuk kanë ngrohje. Nuk kanë ngrohje as shkollat në Tiranë. 70% e shkollave nuk kanë më ujë të rrjedhshëm. Dhe kushtet në këto shkolla janë. Shkollat pa ujë të rrjedhshëm kanë qenë shekuj përpara. Dhe kjo po ndodh.

Shkollat në Shqipëri mbyllen njëra pas tjetrës. Është 2-fishuar numri i policëve. Është 2-fishuar kriminaliteti dhe burgjet. Hap një shkollë të mbyllësh një burg, këtu kjo është shndërruar mbyll një shkollë të hapësh një burg. Ne e kemi dhe do ta kemi këtë proces, më seriozin e veprimtarisë së PD nesër në pushtet”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat