Kishin numra dhe celularë, flisnin greqisht/ Me ‘Instagram’ brenda në qeli, hetohen në burg vëllezërit Çala

Shqipëria

Kishin numra dhe celularë, flisnin greqisht/ Me ‘Instagram’ brenda në qeli, hetohen në burg vëllezërit Çala

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Me emra vajzash flisnin në celular nga qelia. Prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara.

TCh raporton se tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313. Gjatë hetimeve është zbuluar se secili prej të burgosurve posedonte rrjete sociale si Instagram.

Për vëllezërit Çala prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur nga familjarët e tyre. Dyshohet se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë për të cilët ka nisur hetimet.

Vëllezërit Cala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. ‘Top channel’ bën të ditur se policia shkencore thotë se dy vëllezërit komunikonin në greqisht e se numrat u përkisnin dy vajzave, të cilat kanë dëshmuar se nuk njohin asnjë nga të burgosurit.

‘Nuk kemi qenë asnjëherë në burg’- shtojnë dy vajzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat