Iu bë atentat sot në Elbasan, ky është 25-vjeçari Madrit Ulqinaku

Shqipëria

Iu bë atentat sot në Elbasan, ky është 25-vjeçari Madrit Ulqinaku

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 23:11
Madrit Ulqinaku

Ky është Madrit Ulqinaku, që mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme në Elbasan si pasojë e një atentati. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku sipas policisë pas një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Madrit Ulqinaku.

Policia po bën krehjen e zonës për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat