Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Shqipëria

Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:54
Ilustrim

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasit që u kapën teksa tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh.

Kryesuesja e trupit gjykues gjyqtarja Pajtime Fetau tha pas shqyrtimi të provave të sjella nga prokuroria u gjykua se dyshimet e akuzës janë të bazuar.

Ndaj tre shtetasve u vendos masa e sigurisë arrest me burg.

Ditën e shtunë, ata u futën në uzinën e Gramshit, ku u përplasën me dy ushtarë shqiptarë, të cilët përfunduan në spital pasi u sulmuan me spraj.

Ata do të hetohen vetëm për dy vepra penale nga pesë që kishte kërkuar prokuroria, për sigurim informacioni në bashkëpunim dhe dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat