Plas në PD e Korçës, sekretari i grupseksionit godet me shishe në kokë kryetarin e partisë

Shqipëria

Plas në PD e Korçës, sekretari i grupseksionit godet me shishe në kokë kryetarin e partisë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:48
Devis Osmani

Kryetari i PD në Korçë dhunohet nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se kryetari Devis Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Mbetet për tu parë nëse do të ketë denoncim për rastin nga kreu i PD Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat