Prangoset shoferi i traktorit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur

Shqipëria

Prangoset shoferi i traktorit që shkaktoi aksidentin me dy të vdekur

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar shoferin e traktorit që shkaktoi vdekjen e Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla.

Ata humbën jetën ditën e djeshme nga përplasja e motorit me një traktor në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak.

Arjan Xhuti, drejtuesi i motorit ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa Hatixhe Kulla, pasagjere në traktor vdiq në vendin e ngjarjes.

Policia ka arrestuar drejtuesin e traktorit, djalin e viktimës Kulla.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Kulla, 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin Arjan Xhuti, 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi Arjan Xhuti dhe shtetasja Hatixhe Kulla, 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat