Berisha akuza Ramës nga Këshilli Kombëtar i PD-së: Po mbron “Putinin e vogël”, është kthyer në vasal të...!

Shqipëria

Berisha akuza Ramës nga Këshilli Kombëtar i PD-së: Po mbron “Putinin e vogël”, është kthyer në vasal të...!

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 17:47
Sali Berisha

Ka nisur rreth orës 17:00 të kësaj të hëne mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në fjalën hyrëse të mbledhjes, ish-kryeministri Berisha u ndal tek ato që ai i cilësoi qëndrimet antishqiptare të kryeministrit Rama, duke u kthyer në një vasal të Beogradit.

“Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar bëhet në një moment kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar. Siç ndiqni situatën, Edi Rama çdo javë, çdo muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit serbomadh Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit. Në rast se ju merrrni diskurin e tij të muajit të fundit, në këtë diskur, njeriun më të mbrojtur, më të cituar në rajon dhe në botë, në fjalimet e Edi Ramës do të gjeni Aleksandër Vuçiç.

Ky vasali i tij kalon nga samiti në samit, nga takimi në takim duke mbrojtur një Putin të vogël në rajon. Duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar plotësisht rreshtimin e Vuçi me Rusinë dhe kundër sanksioneve të BE-së.çDuke i paraqitur kërkesën për sanksionimin e Vuçiçit si një kërkesë që rrezikon paqen dhe stabilitetin. E vërteta është se prapa mbrojtjes që Edi Rama po i bën aksit Moskë-Beograd qëndron Vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirect ndaj Moskës. Në këtë diskur, Edi Ram, në mënyrë absoluutisht antishqiptare dhe çnjerëzore u thotë shqiptarëve dhe botës, se unë nuk bie dakord me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat