Vrasje në Pukë! Qëllohet me armë zjarri 44-vjeçari Pjetër Kola

Shqipëria

Vrasje në Pukë! Qëllohet me armë zjarri 44-vjeçari Pjetër Kola

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Shkodër, pasi u qëllua me armë zjarri në rrethana të cilat ende nuk janë bërë me dije.

Pjetër Kola është paraqitur në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës rreth orës 18:00, i plagosur ne fshatin Qafë Çelë, Pukë

Menjëherë pasi u paraqit në Qendrën Shëndetësore, ai u transportua në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht ndërroi jetë.Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat